Kryeministri Rama këshillon gazetaren për masken

13 Mars 2021, 12:28 | Përditesimi i fundit: 2021-03-13 12:41:18

Gjatë një prononcimi për mediat, pas një vizite tek shkolla “4 Dëshmorët”, ku nisi sot vaksinimi i mësuesve, nuk kanë munguar dhe incidentet me kryeministrin Edi Rama.

Një gazetare e cila ndodhej pranë kreu të qeverisë, ishte pa maskë. Ky detaj nuk i ka shpëtuar kryeministrit Rama, i cili i është kthyer gazetares dhe e ka pyetur për maskën, duke i thënë: “Pse nuk ke maskë? Ik merre”.

Ndërkohë, siç shihet dhe në video, pas kësaj fjale të kryeministrit, gazetarja është larguar.