Kryeministri Rama takim elektoral me banorët në Pogradec

16 Qershor 2019, 18:20 | Përditesimi i fundit: 2019-06-16 18:31:36

Gjatë takimit në Pogradec, kryeministri Edi Rama u shpreh se kryetari aktual i bashkisë Eduart Kapri (i zgjedhur nga PD-ja) është një derdimen që e ka mendjen vetëm që të bëjë pallate. "Ky derdimeni që keni këtu e ka mendjen vetëm të bëjë pallate dhe nuk ka sjellë një projekt të vetëm serioz që ta mbështesim" tha ai.

Por a do të bëhen zgjedhjet në 30 Qershor? Rama edhe njëherë u tregu i prerë duke bërë ironi edhe me grupin e militantëve që tentuan ti bllokonin rrugën në hyrje të qytetit.  

"Konkurrentët ishin rrugës, një çetë e vogël atje, grupe të shpërndara në rrugë , që të kujtojnë grupet e enveristëve në 1990 dhe në fillim të 1991 kur dilnin të frenuar të pa frenueshmen. Sot dalin për të frenuar drejtësinë, por nuk kanë për t'ia dalë.  

Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor, nuk e luan as topi dhe as burri i fallxhores" referuar Presidentit Meta. Në fjalimin e tij, si cdo herë kishte vend edhe për një batutë për Kryemadhin, referuar motit në Pogradec. "E mbylli qiellin fallxhorja, por ne do të vijojmë punën, se ne për këtë punë jemi këtu".