Kryenegociatori me BE-në: Do të takoj Metën dhe dëgjoj Bashën! Rama: Gati të ulem me presidentin

18 Qershor 2020, 13:51 | Përditesimi i fundit: 2020-06-18 16:55:00

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme kryenegociatorin e Shqipërinë në Bashkimin Europian, Zef Mazi dhe grupin e punës që do të merret me integrimin e vendit në këtë Union. Rama e nisi me një batutë, duke thënë Mazi është ulur në krahun e tij të majtë, por politika e tij është asnjanëse, teksa foli me superlativa për të. Rama pati edhe një opozitën, duke thënë që të mos mbeten vetëm tek fjalët që duan integrimin në Be, por të bashkëpunojnë përtej konflikteve. Ndërkohë, si një përgjigje ta, Rama tha se me çeljen e procesit të Integrimit, nuk do të ketë 9, 5, apo 15 kushte, por mijëra, dhe për këtë shprehet se nuk e ekzagjeron aspak. Arsyet i ka listuar më poshtë.

"Kam parë me kuriozitet ekesperiencat e vendeve të tjera. Serbia zgjodhi një politologë. Mali i Zi ia besoi këtë pozickion një eksperti bujqësie. Maqedonia e Veriut duket se do ia besojë një juristi të njohur në vend. Kroacia zgjodhi një zëvendës ministër të Ekonomisë për të përfunduar negociatat e veta shumë me sukses. Ne kemi preferuar të vëmë bastin tonë) një bast që nuk dihet sa zgjat në kohë) me një diplomat me histori të veçantë në suazën e diplomacisë shqiptare Zef Mazit, që ka shërbyer për shumë vite për shtetin shqiptar, por ka shërbyer edhe për organizma të rëndësishëm ndërkombëtar. Ai është më shumë se diplomat. Zef Mazi hyn tek ata njerëz që përfaqëson të dyja anët e medaljes në këto 30 vjet, anën e medaljes që flet për shërbimin këtu për vendin dhe së dyti flet për eksperiencën në shërbim të një bote më të mirë jashtë vendit dhe brenda institucioneve më të mira ndërkombëtare. Zoti Mazi ka Cv të pasur. Ai është parë si kandidat për të qenë president

    No videos found.