Kryeparlametari turk në Tiranë: Gati hapja e konsullatës në Vlorë, do të rrisim investimet në Shqipëri! Ruçi falënderon: Miku i mirë në ditë të vështirë

4 Shkurt 2021, 21:24 | Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 21:24

Së shpejti Turqia do të hapë një konsullatë të sajën në qytetin e Vlorës. Lajmi është dhënë nga kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mustafa Sentop pas takimit që pati me homologun shqiptar, Gramoz Ruçi. Sentop ka premtuar më shumë investime në Shqipëri.

"Marrëdhëniet tona dypalëshe po ecin në një nivel të mrekullueshëm që i shkon për shtat edhe miqësisë sonë historike. Sot në takimin që patra me zotin kryetar ne realizuam bashkëbisedime shumë të dobishme. Tani këto marrëdhënie dy pakohe ne i trajtuam në të gjitha dimensionet e tyre. Sot do të kemi rastin të takohem me Metën dhe Ramën.

am i bindur se zyrtarizmi i këtij partneriteti strategjikë do të çojë në nivele më të larta bashkëpunimet. Gjatë vizitës së Ramës u ra dakord për ndërtimin e një spitali në Fier. Dua të shpreh me kënaqësi që punimet po vazhdojnë pa ndërprerje. Duam të rrisim investimet tona në Shqipëri, në veçanti edhe në sektorin e turizmit. Kanë përfunduar procedurat për hapjen e konsullatës së Turqisë në Vlorë”, tha ndër të tjera ai.

Ndërkohë kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi, e nisi fjalën e tij me shprehjen e urtë 'miku i mirë në ditë të vështirë' duke vënë theksin në ndihmën që Turqia i ka dhënë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntori.

 “I shpreh falënderim për ndihmën e madhe që ky vend (Turqia) i dha  Shqipërisë në kohë të vështira dhe këtë kohë pandemie. Ndihmat e veçanta në infrastrukturën e shëndetësisë, apo ndërtimi i spitalit të Fierit brenda tre muajve janë treguesit konkret që shteti turk na ka dhënë. Të dy popujt kanë një fjalë të urtë popullore: Miku i mirë njihet ditë të vështira. Ky bashkëpunim i jonë provon më së miri këtë kujtesë popullore. Presidentit Sentop i bëra të ditur se Shqipëria vlerëson partneritetin strategjik dhe marrëdhëniet shumë të mira me Tiranën dhe anasjelltas të Tiranës me Turqisë. Në shërbim të fqinjësisë, sovranitetit, të paqes, përparimit në rajon dhe më gjerë", tha Ruçi.  

 

b.ha./Shqiptarja.com