Kryeplaku i fshatit Zejmen: Për një familje nuk mundëm të siguronim çadër, u strehua në kasollen e bagëtive

22 Dhjetor 2019, 17:26

Kryeplaku i fshatit Zejmen në Lezhë Mark Paloka thotë se në këtë situatë janë edhe 5-6 familje të tjera. Ai tregon se një familje për të cilën nuk është mundur të sigurohet çadër tashmë është strehuar në godinën e bagëtive, për shkak se ka refuzuar të strehohet në hotel.

"Në këtë situatë janë 5-6 familje. Kjo është e vetmja familje në çadër. Është edhe një familje për çadër por ai lajmëroi pak më vonë dhe tani fle te kafshët e tij. Tani është edhe sezoni i dimrit. Në çadër shiu kalon posht dhe sado ta izolosh prapëseprapë kalon lagështira. Bashkia i ka ofruar për t'i çuar atje por këta as nuk nuk mund të lëvizin se kanë bagëtitë, aq do hajduti shfrytëzon rastin", thotë Paloka.

  •