'Kryeprokurori të izolojë presidentin'/ Meta: Zero shanse, po të duan të guxojnë të vijnë

19 Tetor 2020, 14:28 | Përditesimi i fundit: 2020-10-19 14:38:33

Nisur nga deklarata në Kuvend e një deputeti të opozitës së re, Bujar Çelai cili i bëri thirrje kryeprokuorit Olsian Çela që të izolojë presidentin se e mbushi kupën, Meta tha se shanset janë zero. Ai e ka cilësuar qeverinë Rama si një qeveri që nuk do integrimin në Bashkimin Europian!

"T'u bëjnë thirrje të gjithë prokurorëve dhe policëve dhe të shohim se kush do të izolojë presidentin. Zero shans, qëllimi i vërtetë është izolimi që ky grup i strukturuar kriminal që ka uzurpuar PS dhe Kuvendin, ka si qëllim izolimin e vendit. Presidentin këtu e kanë, madje dhe po të duan të guxojnë të vijnë. Qëllimi i vërtetë është izolimi i Shqipërisë. Në 2006, Sali Berisha pas rotacionit, shpartalloi bandat, goditi kriminalitetin dhe mbylli marrëveshjen e stabilizim asociimi me BE, dhe e falënderojë, kjo marrëveshje do ishte nënshkruan nëse PS nuk do të bënte ato lojëra për hir të shtetit. 95% e popullit është pro europiane dhe vendoset pengesa anti shqiptare, ndërkohë që në vendet e tjera ku përkrahja është sa gjysma e Shqipërisë ecin përpara, për paqen, stabilitetin në botë, legjitimitetin e insituticoneve, 25 prillin do e kthejë në referendum, më i madhi që nga koha e Skënderbeut", tha Meta.