Kryetari i Ballit: Meta gafë me SHBA-BE-në, po godet shtëpinë ku duam të shkojmë! Duhet një datë të re për çlirimin(VIDEO)

23 Nëntor 2019, 14:20 | Përditesimi i fundit: 2019-11-23 18:05:06

TIRANE- Artur Roshi, Kryetari i Ballit Kombëtar i ftuar në studion e Report Tv i dha të drejtë Presidentit Ilir Meta për iniciativën e realizimit të referendumit. E ndërsa Meta u shpreh se nuk ka ligj për këtë cështje, Roshi u shpreh se kjo është mjaft e qartë, pasi referendumi organizohet nga KQZ-ja. "Unë e shoh si një të drejtë të cdo kujt, që mund të marrë një iniciativë apo të ketë një platformë, aq më tepër Presidenti. Ai merr shkas nga cenimi i të drejtave të tij kushtetuese. Njëra palë është presidenti me opozitën dhe pala tjetër shumica. Iniciativa është e ligjshme dhe normale,referendumi organizohet nga KQZ-ja" tha ai. Ndërkohë që Roshi doli kundër gjuhës së Presidentit për ndërkombëtarët, SHBA-BE-në. "Nuk jam dakord me Presidentin që të kundërshtojë cdo aktor ndërkombëtar sado skajor të duket ai. Nuk duam të godasim shtëpinë ku duam të shkojmë, të integrohemi. Nuk duhet anatemuar SHBA-ja, vendi që shpërndanë lirinë. Nuk duhet të bëjmë gafa me njerëzit që predikojnë lirinë në botë" tha ai.

Në fund ai iu rikthye debatit për portretet me figurat që janë vendosur në bulevard, ndërsa theksoi se duhet të ketë një datë të re për çlirimin e vendit nga nazi-fashizmi, pasi 29 Nëntorin e ka Serbia.  "Në bulevard u ka rënë në sy të gjithëve mënyra skematike e artit komunist disa foto të varura, një gjest vulgar, nuk tregon qytetari, as art, por e keqja është te thelbi. Aty ka njerëz që jo vetëm të thënë nga unë në mënyrë politike, por edhe qasjet e historianëve. Aty ka njerëz që janë vrarë në luftën e Spanjës dhe jo LANÇ-it. Improvizimi i nënës Shqipërisë me simbolin, yllin komunist. Jemi duke ndërtuar socializmin apo kapitalizmin. Unë them që është tregu i lirë, shtylla kryesore e kapitalizmit. Më të cenuarit jemi ne, pasardhësit e Mitat Frashërit. Pse nuk zihemi për historinë e artit apo poezisë, është shumë e qartë, historia politike sjell produkt politik, që përkthehet në pushtet. Të rrëmbejë çlirimin e vendit vetëm një forcë... Pse duhet mbajtur 29 nëntori, është datë e çlirimit të Jugosllavisë, pse duhet ta kemi ne? Nuk mundemi ne të gjejmë një datë tjetër, qoftë edhe të re, të mos ketë lidhje me asgjë, historinë e Skënderbeut" përfundoi ai.