Kryetari i Bashkisë së Kukësit nuk dinte që betimi behej në këmbë dhe pyet pjesëmarrësit: Duhet të ngrihem?

3 Gusht 2019, 13:26 | Përditesimi: 3 Gusht 2019, 13:26

KUKËS-Safet Gjici  është kryetari i ri që mori bashkinë e Kukësit për 4 vitet e ardhshme. Ditën e djeshme, në ambientet e prefekturës është bërë betimi, ku ka ndodhur dicka e papritur.

Ishte momenti për të bërë betimin dhe  Gjici pyet pjesëmarrësit nëse duhej të ngrihej  dhe ka qëndruar në  karrige derisa ata i dhanë miratimin. Mesaduket kryetari i ri nuk është mësuar të lëvizi shumë. Salla shpërthen në të qeshura me gafën e kryetarit të ri. Pas këtij momenti të sikletshëm, Gjici mban fjalimin  ku shoqërohet përsëri me gafa në të folur.Kryetari i ri i Bashkisë u shpreh:"Jemi zgjedhur më 30 qershor për të "ndryshkuar " Kukësin, prandaj le t’i futemi punës".

r.k./Shqiptarja.com