Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ditën e sotme që përkon me nisjen e vitit të ri shkollor, ka zgjedhur të vizitojë shkollën e mesme Profesionale 'Petro Sota' në Fier. Më anë të një mesazhi dhënë nga kjo shkollë, Ruçi u ka uruar nxënësve një vit të mbar si dhe ka bërë nderime për mësuesit.
“Jam këtu si deputeti juaj, si Kryetar i Kuvendit, si mik, prind, por edhe si mësues. Ju uroj 762 nxënësve dhe 49 mësuesve tëshkollës suaj, e cila përgatit specialistë në numrin më të madh të profesioneve në Shqipëri, një vit të mbarë dhe me rezultate të larta e të merituara!
Një përshëndetje të veçantë kam për 200 nxënësit që fillojnë vitin e parë në këtë shkollë dhe që kanëzgjedhur me dëshirë të bëhen teknologë informacioni, teknologëkimikë e të naftës, elektroteknikë, mekanikë, konstruktorë, elektroauto dhe hidraulikë.
Sot rreth 42 mijë nxënës, të ushqyer nga dituria, pasioni dhe talenti i rreth 3.400 mësuesve, në 168 shkollat e qarkut të Fierit nisin takohen e ritakohen në vendin më të bukur në botë. Nëshkollë, që merr jetë nga zërat e nxënësve, që zbukurohet nga bukuria juaj, që ndriçohet nga drita juaj, që fisnikërohet nga çiltërsia juaj.
Ju drejtohem posaçërisht 3 mijë nxënësve të qarkut Fier që sot nisin klasën e parë. Ju uroj ta filloni sa më mbarë dhe të vazhdoni me sa më shumë sukses udhën e bukur të dijes!
Kam pasur dhe do të kem një nderim të madh për ju, mësueset dhe mësuesit e Shqipërisë, këto gra e burra, që në kohëra të vështira i qëndruan dhe i qëndrojnë besnik profesionit më fisnik në botë.
Arsimi dhe kërkimi shkencor janë themelet e ndërtimit të së ardhmes, rruga kryesore e progresit dhe e përballimit të sfidave të integrimit euroatlantik, janë një e mirë publike, e cila realizohet nga arsimi publik, por edhe ai privat.