Kryetarja e PS-së për Tiranën në Report Tv: Objektiv, fitorja në të 61 bashkitë e vendit

1 Shkurt 2019, 14:44

Kryetarja e PS-së për Tiranën Blerina Gjylameti e ftuar në studion e Report Tv u shpreh se objektivi i shumicës është fitorja në të 61 bashkitë e vendit. Ajo u shpreh se sfida e PS-së nuk është me opozitën, pasi kjo e fundit sipas Gjylametit nuk është alternativë.

"Me ekipet që po ndërtojmë ne do të hyjmë si fitues në të 61 bashkitë. Nuk besoj që do të ketë surpriza, pasi në PS funksionojnë të gjithë organizmat përzgjedhjen e më të mirëve. Teksa kolegët e opozitës kërkojnë që të destabilizojnë vendin, puna jonë është me njerëzit dhe strukturat tona. Nuk e kemi sfidën me opozitën, pasi nuk është një alternativë. Gjuha e përdorur është më e gabuara e mundshme' deklaroi Gjylameti.

Duke u ndaluar te emrat e kandidatëve nga Partia Socialiste, kryetarja e PS-së së Tiranës u shpreh se "Tashmë jemi në një moment të propozimit nga të gjitha strukturat për këshillat dhe kryetarët, më pas instancat në PS do të vendosin në bazë të kritereve. Kandidaturat do të analizohen nga Kryesia dhe Asambleja më pas do të dalim me propozimet konkrete, ndryshe nga sa ndodh me partitë e tjera, në PS strukturat do të respektohen". Zgjedhjet vendore do të zhvillohen në 30 qershor të këtij viti.