Kthehen në atdhe 120 shqiptarët e parë! Qytetarët: Jemi bllokuar në Rinas, problem taksitë! Familjarët s'i lajmëruam se gjithçka ndodhi shumë shpejt

28 Mars 2020, 22:36

RINAS- "Lasgushi" ka rikthyer në atdhe 120 shqiptarët e parë të cilit kishin mbetur të bllokuar në Itali, për shkak të koronavirusit! Operacioni nisi ditën e sotme , e ndërsa do të vijojnë edhe në ditët në vijim për kthimin e shqiptarëve të tjerë.

Për mikrofonin e Report Tv disa nga qytetarët shprehen se pas kontakteve që kanë pasur me ambasadën shqiptare në Romë, u është mundësuar kthimi falas në atdhe, por në Rinas janë përballur me një tjetër problem. Disa prej tyre shprehen se kanë mbetur të bllokuar në aeroport sepse askush nuk ka ardhur t'i marrë, disa të tjerë nuk kanë mundësi ekonomike pasi taksitë kërkojmë shumë para për t'i kthyer në shtëpi. E tillë është historia e dy qytetarëve nga Përmeti, të cilët thonë se nuk ka ardhur askush t'i marrë sepse nuk kanë lajmëruar familjarët për kthimin pasi gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.

    No videos found.