Gjatë një tubimi, pjesë e fushatës elektorale për Presidencialet e vitit 2020, Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar edhe njëherë të zgjedhurat në Dhomën e Përfaqësuesve, Alexandria Ocasio-Cortez, Rashida Tlaib, Ayanna Pressley dhe Ilhan Omar, ndërsa mbështetësit e tij thërrisnin “ I ktheni andej nga kanë ardhur”.
Ndërsa presidenti amerikan sulmonte katër ligjvënëset që e kanë akuzuar Trump si racist, objektiv i synuar dhe i shpeshtë i zemërimit të presidentit, ishte Ilhan Omar.
Trump e ka akuzuar Omar-in, një refugjate somaleze që u bë qytetare amerikan, duke e fajësuar për sulmet terroriste kundër Amerikës.
“Omar ka njollosur pjesëtarët e Shërbimet e SHBA të përfshirë në Black Hawk Down," tha Trump, duke iu referuar ndërhyrjes së dështuar amerikane të vitit 1993 në Mogadishu, - “ajo ka fyer amerikanët e guximshëm që po përpiqen vendosin paqen në Somali si dhe ka minimizuar sulmet e 11 shtatorit në atdheun tonë duke thënë se “disa njerëz kanë bërë diçka”- ka shtuar presidenti amerikan.
Turma e ekzaltuar nga fjalimi i presidentit thërriste “kthejni andej nga kane ardhur” duke iu referuar një postimi në Twitter të Trump, ku ai i drejtohej 4 grave me fjalët: “nëse jeni të pakënaqura, kthehuni andej nga keni ardhur”
