Kthesa e Bashës, u shtrin dorën kritikëve, por Genc Ruli ka prioritet bahçen

19 Korrik 2018, 18:32

Dy figura të njohura të PD, Besnik Mustafaj dhe Genc Ruli, pas përurimit të bustit të ish-kryetarit të Kuvendit, Pjetër Arbnori tek Parlamenti, kanë konsumuar një kafe me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD, Lulzim Basha në seli.

Pas këtij takimi ata janë pyetur nga gazetarët mbi këtë takim por dhe mundësitë për t’u rikthyer në jetën aktive politike, si pjesë të Partinë Demokratike.

Biseduam për të gjitha gjërat që mund të bisedohet në një takim informal

Besnik Mustafaj

Patëm një shkëmbim bisede miqsh për gjëra të ndryshme si i shikon ai dhe si i shikojmë ne. Rikthim në PD? Pa mbaruar bahçen dhe pa mbjellë pemët nuk rikthehem në jetën politike. Nuk mendoj se kam aq mend sa t’u jap këshilla të tjerëve. Kam eksperiencë sa për vete.

Genc Ruli