Ku dallohet koronavirusi nga gripi? Mjeku i Infektivit për Report Tv: Nëse jemi me fat epidemia bie për 10 ditë

14 Mars 2020, 19:18

TIRANE-Mjeku i Infektivit në QSUT, Arjan Harxhi në një lidhje telefonike në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv për gazetarin Besard Jacaj u shpreh se nëse do të jemi me fat falë edhe masave të rrepta që janë marrë, mund të kemi një ulje të epidemisë së të prekurve me koronavirus në 10 ditët e ardhshme. Harxhi shpjegoi për qytetarët se ku dallon koronavirusi nga gripi sezonal dhe ftohjet e zakonshme dhe cfarë duhet të bëjmë në kushtet e shtëpisë.

Intervista për Report Tv e mjekut të Infektivit Arjan Harxhi
Doktor si paraqitet gjendja e të prekurve?
Janë 12 raste në spital, 2 janë në gjendje më serioze për këtë arsye ndiqen te njësia e kujdesit itensiv, të tjerët te pavioni i parë. Falenderoj mjekët dhe infermierët për punën vetëmohuese që po bëjnë këto ditë.