Ku ishin deputetët? Ja pse sot nuk kishte parlament dhe risia e seancës së të hënës

26 Shtator 2019, 16:31

Këtë të enjte, deputetët nuk iu drejtuan Kuvendit të Shqipërisë. Madje gjatë javës nuk u zhvilluan as komisione parlamentare.

Sipas rregullores së re të Kuvendit e miratuar sesionin e kaluar, pas 3 javëve në Kuvend, ligjvënësit 1 javë duhet t’ia dedikojnë zgjedhësve për të dëgjuar dhe marrë çdo shqetësim të tyre. Më pas Kuvendi do të zhvillojë një seancë plenare e cila do u dedikohet vetëm problemeve të evidentuara nga deputetët të cilët i kanë marrë nga zonat ku janë zgjedhur.

Këtë të hënë, në datë 30 do të mbahet seanca e radhës plenare e cila do të nisë në orën 17:00. Sipas rendit të ditës, kohëzgjatja e kësaj séance do të jetë jo më shumë se 4 orë.  Koha e diskutimeve ndahet në mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetin e pavarur ose deputetin jashtë grupeve parlamentare.

 Koha e diskutimit brenda shumicës ose pakicës ndahet për sa është e mundur në proporcion me madhësinë e grupeve dhe numrin e deputetëve të pavarur ose deputetëve jashtë grupeve parlamentare.

d.ba./Shqiptarja.com