‘Ku je o yll drite, ti je mbret për ne’, Rama batuta me të moshuarit në Elbasan: Ti i ngjan Erion Braçes

12 Prill 2021, 13:14 | Përditesimi: 12 Prill 2021, 13:14

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër procesin ne vaksinimit në Elbasan. Duke i uruar shëndet të moshuarave që po bënin vaksinën, nuk kanë munguar as batuta me to.Rama shprehet se vijimi i vaksinimit masiv do të na çlirojë nga ankthi i gjatë i armikut të Padukshëm, mijëra e mijëra gjyshe e gjyshër, nëna e baballarë

E moshuara: O yll drite, shyqyr që të takova, ti je mbret për ne

Rama: Ajj ajj ajj

Qytetari: Jam nga Divjaka e Erion Braçes

Rama: Atje rri, ti po që i ngjake Erion Braçes

b.ha./Shqiptarja.com