Ku jeton në Kukës dhe çfarë reklamon në rrjetet sociale Fjolla Morina! Dalin pamjet ku po e kalon 'arrestin shtëpiak' këngëtarja! Kërkon lirinë në Apel

26 Shtator 2020, 13:56

Me një pamje të qetë, Fjolla Morina është fotografuar nga dritarja e banesës së saj më të re, ku do të kryejë edhe masën e sigurisë së dhënë ndaj saj.  Ajo shfaqet krejt ndryshe, larg jetës së luksit dhe e mbyllur mes 4 mureve të banesës.

Këngëtarja ndodhet në arrest shtëpie në një shtëpi private 2-katëshe përballë komisariatit të policisë Kukës, për të vuajtur masën e sigurisë së dhënë nga Gjykata e Kukësit. Report Tv sjell pamje nga banesa ku ajo jeton aktualisht në Kukës me dy vajzat e saj të vogla ku pritet të qëndrojë deri në dhënien e një vendimi të dytë nga ana e gjykatës. Burime për Report Tv thonë se Fjolla e ka kërkuar lirinë në Apel.