Ku mund të shkoni lirshëm për pushimet verore dhe cilat shtete kanë kufizime?

28 Maj 2020, 14:42

Ndërsa vendet evropiane kanë lehtësuar kufizimet, shumë njerëz në të gjithë kontinentin kanë filluar të pyesin nëse do të jenë në gjendje të udhëtojnë gjatë pushimeve verore. Po ku mund të shkoni lirshëm dhe cilat shtete kanë kufizime?
Ekziston një pamje e përzier në të gjithë Evropën, me kufizime në udhëtimet nëpër zonën Shengen. Pothuajse çdo vend ka rregullat e veta dhe datën tij për rihapjen ndaj turistëve, pavarësisht nëse vijnë nga BE ose nga vende të tjera.
Nëse keni ndërmend të shkoni me pushime në Bashkimin Evropian, dijeni që kufijtë e jashtëm të bllokut do të jenë të mbyllur deri më 15 qershor. Por kjo vlen vetëm për qytetarët jashtë BE-së

Austri
Austria i ka mbyllur kufijtë e saj tokësorë me Gjermaninë, Italinë, Zvicrën, Lihtenshtajnin, Sllovakinë dhe Republikën Çeke. Vjena planifikon të rihapë plotësisht kufirin me Gjermaninë më 15 qershor.  Ministri i Jashtëm Sebastian Kurz tha se ishte optimist se marrëveshje të ngjashme mund të arriheshin me vendet e tjera fqinje gjatë javës. Kushdo që arrin në Austri, për shembull me avion, duhet të paraqesë një certifikatë mjekësore që dëshmon për negativitetin e tij për Covid-19.
Certifikata nuk mund të jetë më e hershme se katër ditë. Qytetarët nga vendet jashtë zonës Shengen nuk lejohen të hyjnë në vend me avion.