Kuçovë, dyshohet se abuzoi seksualisht me 10-vjeçaren,'burg pa afat' 57 vjeçarit, flet nëna e vajzës

11 Dhjetor 2020, 15:37

Gjykata e Beratit ka vendosur sot masën e arrestit 'burg pa afat' për për 57-vjeçarin Ajet Dume, i cili dyshohet se abuzoi seksualisht për dy vite me një 10 vjeçare nga Kuçova. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “1 Maji” në Kuçovë, në banesën e 57-vjeçarit Ajet Dume, ku jetonte edhe familja e vajzës prej 3 vitesh. Kujtojmë se 10 vjeçarja ka denoncuar në polici bashkë me familjarët se 57 vjeçari kishte dy vjet që abuzonte seksualisht me të. Sipas dëshmisë të së miturës, ai e ka kërcënuar vajzën se do i vriste prindërit nëse tregonte.Ndërkohë që dje nëna e të miturës pasi ka rrëfyer gjithë ngjarjen e rëndë dhe ka kërkuar ndihmë përmes mediave. Ajo kërkon të zhvendoset, pasi aktualisht jeton në banesën e abuzuesit. Ajo shprehet se 11 vite më parë, A.D. u kishte ofruar të qëndronin në shtëpinë e tij pasi familjen e ka në emigracion. Gruaja pretendon se 57-vjeçari gjatë dy viteve të fundit ka abuzuar me të bijën, gjatë kohës kur ndodhej në punë.