Kufijtë Kosovë-Serbi dhe protesta e studentëve në Shqipëri, Basha takohet me Albin Kurtin

5 Shkurt 2019, 15:02

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili dje doli në mbështetje të protestës së një grupi studentësh në disa fakultete në Shqipëri, sot ka zhvilluar një takim me liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në njoftimin e PD për këtë takim evidentohet se Basha e vlerësoi Kurtin për qëndrimin ndaj kauzës, sipas tij të drejtë të studentëve e pedagogëve dhe protestës së tyre. Gjithashtu Basha dhe Kurti diskutuan mbi debatin e fundit për kufinjtë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Basha dhe Albin Kurti ndanë të njëjtin mendim mbi rëndësinë që ka dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e moscënimit të integritetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës dhe unitetin politik me të cilin Kosova duhet të përfaqësohet në këtë dialog “thuhet ndër të tjera në njoftimin e PD për këtë takim.