Kufijtë/ Thaçi i qëndron tezës së tij: Mundësi të reja

8 Gusht 2018, 13:11

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi në një deklaratë për mediat është shprehur se është optimist se do të ketë një marrëveshje me Serbinë, ndërkohë që Haradinaj nga Vlora ka ritheksuar edhe një herë që kufijtë nuk duhet të preken.

Tema kryesore mbetet dialogu ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Unë e kam thënë disa herë se është proces i vështirë. Ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale që të shfrytëzojmë çdo mundësi që të kemi një marrëveshje historike përmes dialogut të udhëhequr nga BE-ja dhe Amerika me Serbinë.

Hashim Thaçi