Kufiri detar, gazetari në Report Tv: Ja përse as humbim dhe as fitojmë nëse Greqia zgjerohet me 12 milje

26 Gusht 2020, 20:58

TIRANE-Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se Shqipëria as nuk humbet dhe as nuk fiton nga fakti nëse Greqia zyrtarizon zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Ai sqaroi se zgjerimi nga 6 në 12 milje është e drejtë e Greqisë, por kjo nuk i jep asnjë avantazh veçse të lëvizë në këto ujëra dhe madje as të peshkojë. Më tej ai shtoi se ky zgjerim nuk ka të bëjë me përcaktimin e zonës ekonomike për të cilët duhet një tjetër marrëveshje.