Kufiri detar me Greqinë, Meta: Shqiptarët të jenë të sigurt, unë do të mbroj Kushtetutën

27 Gusht 2020, 13:53

TIRANE-Presidenti Ilir Meta nga Vlora i kërkoi qeverisë dhe të gjitha institucioneve të tjera që të respektojnë vendimin e gjykatës Kushtetuese në lidhje me kufirin detar me Greqinë.

Reagimi i kreut të shtetit shqiptar erdhi pas deklaratave nga Athina se do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon. Ilir Meta theksoi se shqiptarët duhet të jenë të sigurt se Presidenti gjithmonë do të mbrojë kushtetutën.