Kufiri detar, PD: Greqia ka të drejtë të zgjerohet 12 milje, por Rama s'po bën transparencë

28 Gusht 2020, 16:39

TIRANE-Partia Demokratike shprehet se po ndjek me vëmendje zhvillimet lidhur me deklarimin e Greqisë për zgjerimin me 12 milje të ujërave territoriale. Ashtu sikur deklaron kryeministri Edi Rama, edhe partia më e madhe në opozita e pranon se Greqia ka të drejtë që të zgjerohet me 12 milje, por shton se kjo çështje është delikate duke qenë se ka mbetur pezull procesi i delimitimit mes dy vendeve.

Për këtë arsye, vijon më tej PD-ja, kjo çështje ka nevojë për transparencë dhe informacion të detajuar dhe sqarues se cfarë po ndodh dhe se cila është hapësira ku zgjerohet shteti grek. Më pas, selia blu lëshon akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, që thotë se ka zgjedhur të fshihet pas sulmeve dhe gjuhës vulgare.

    No videos found.