'Kufiri i gabuar'/ Liburn Aliu shpjegon hartën tek '5 pyetje me Babaramon': Ja kufijtë që rrezikon të humbasë Kosova në marrëveshjen me Serbinë

4 Shkurt 2019, 22:33

Deputeti i Partisë së Lëvizjes Vetvendosja,në Kosovë Liburn Aliu ishte i ftuar mbrëmjen e kasaj të hëne në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" ku foli për çështjen e kufijve të Kosovës.

Mundësia e një marrëveshje të fshehtë te mundshme të nënshkruar mes Prishtinës e Beogradit për korrigjimin e  territoreve, ishte një ndër temat e trajtura në emision ku deputeti i Lëvizjes Vetevendosje e ka konsideruar një proces jolegjitim dhe krejtësisht të rrezikshëm sipas tij idenë e korrigjimit të mundshëm, të kufijve që do të cënonte interesat territorialë të Kosovës.

Duke iu referuar  kufinjve aktual në hartë, deputeti Aliu ka shpjeguar se platforma e paraqitur në emër të delegacionit  shtetëror të Kosovës duhet studiuar me kujdes pasi vihet në diskutim çështja e kufijve të Kosovës. Sipas tij loja e kufijve e rrezikshme, duan ta maskojnë Kosovën me korrigjim kufijsh

"Marrëveshjet që janë bërë deri më sot, në lidhje me Kufirin nuk kanë patur asnjë rezultat konkret. Gjithmonë ka patur vetëm negociata pa marrëdhënie reciprociteti që të prodhonte një marrëveshje . Gracanica, Artana, Parteshi, Kllokoto , Shvërca janë komuna që kanë shumicë serbe dhe Lëvizja e Vetevendosjes i ka kundërshtuar sepse janë krijuar mbi bazën e paktit të Antihsarit . Ata kërkojnë kompetenca të veçanta që i krijojnë në bashkëpunim me Beogradin. Përmes këtyre vijave entnike, me shumica serbe ata kërkojnë të vendosin dominimin e tyre.Serbët përmes vetos, shumicës së dyfishtë  ata kanë mundësi ta bllokojnë dhe ta ruajnë ndikimin e tyre në  Kosovë. Kjo ka qenë arsyeja pse Vetevendosja nuk e ka pranuar skenarin e asosacionit.

Liburn Aliu, deputet i Lëvizjes Vetevendosje

I pyetir se nëse ka rënë ideja e mundësisë së asosacioni, duke u zëvendësuar me ide tjetër në marrëveshjen e mundshme Kosovës dhe Serbisë Aliu  ka shpjeguar është kthyer tanimë në një mundësi tjetër të korrigjimit të kufijve.

"Asgjë konkrete nuk është thënë. Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se kërkojmë që të bashkojmë Preshevën , Bujanovcin dhe Medvegjian t'ia bashkojmë Kosovës dhe ne të mos japim asgjë në këmbim. Kemi një proces negociator ku gjithmonë është folur për Kosovën dhe Serbinë dhe asnjëherë nuk është foluar duke i diskriminuar shqiptarët e Kosovës në komunat e Preshëvës , Medvegjias, Bujanovcit.  Asnjëherë nuk ka qenë në rend dite nga qeveria e drejtuar nga Presidenti Hashim Thaçi në axhëndën e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, gjë që ne prandaj i kemi kundërshtuar këto lloj negociatash me Serbinë.

Liburn Aliu, deputet i Lëvizjes Vetevendosje