Kufiri Kosovë - Serbi, Gjoni: Në mardhëniet triateriale kufijtë të ndryshueshëm

8 Gusht 2018, 20:59

Ish-zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ralf Gjoni i ftuar në studion e Report Tv e cilësoi si mjaft pozitiv vendimin e NATO-s për të ngritur një bazë ajrore në ish-aeroportin e Kuçovës. Gjoni tha se ky vendim i NATO-s është shpërblim për kontributin e Shqipërisë si një prej vendeve anëtare të Aleancës e cila është bërë pjesë misioneve të saj për paqen në botë. 

Është modernizimi i një fushe ajrore ekzistente, është një lajm shumë i mirë, e konfirmoi kryeministri, shumë u tallën, pasi e konfirmoi edhe zëdhënësi i NATO-s. Jemi një vend anëtar i NATO-s, kemi kontribuar në Irak, Afganistan. Për shkak se jemi një kontributor pozitiv, kjo na njihet nga NATO dhe është normale që të investojë në modernizimin e bazës së Kuçovës.Eksperti i politikës së jashtme e ve theksin edhe te modernizimi i ushtrisë shqiptare. Sipas tij, ka ardhur koha që Shqipëria të ketë avionët dhe helikopterët e saj si dhe flotën detare. 

Ne na duhet flota ajrore, na duhen avionë, helikopterë, na duhet flota detare. Është domethënëse që NATO do jetë prezente në një bazë ajrore. Por mendoj që edhe për popullsinë e zonës është lajm i mirë, pasi shtimi i kapaciteteve ushtarake në atë bazë do shtojë edhe nevojat për popullsinë. Na duhen sa më shumë projekte që të gjenerojnë vende pune. 

Ralf Gjoni, ish-zëdhënës i Ministrisë së Jashtme