Për të gjithë ata që duan të duan të dalin pas orës 22:00 do duhet të pajisen me një leje të posaçme në portalin qeveritar e-albania. Në këtë portal janë të specifikuar qartë cilat kategori duhet të marrin lejet si edhe dokumentet që ju nevojitet.
Leje për dalje
"Leje për dalje" për arsye pune dhe arsye të domosdoshme është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për t'u pajisur me autorizim për qarkullim vetëm për itinerarin strikt vajtje-ardhje në vendin e punës gjatë fashave orare të përcaktuara me automjet ose në këmbë si dhe të aplikojnë për t'u pajisur me autorizim për qarkullim me automjet ose në këmbë vetëm për ata që kanë nevoja të domosdoshme si farmaci, asistencë ndaj një të moshuari etj.
“Leje për punë” vlen vetëm për fashën orare: 22.00 e mbrëmjes deri në 06.00 të mëngjesit dhe mund të përzgjidhni nëse do të përshkoni rrugën me mjet ose pa mjet. Për qytetarët të cilët punojnë me turne lejohet vendosja e orareve specifike të vajtjes dhe kthimit nga puna për secilën nga ditët e javës përfshirë dhe fundjavën.
- “Leje për arsye të domosdoshme” vlen për cdo ditë të javës brenda fashës orare 22.00 deri në 06.00, vetëm për ata të cilët duhet të dalin në këto orare për nevoja specifike.
Për shërbimin "Leje për punë" në rast se do të përzgjidhni opsionin "Qarkullim me mjet" ju mund të merrni në automjetin tuaj vetëm 1 person, i cili mund të jetë familjar i juaji me autorizim pune, ose një punonjës në të njëjtin vend pune me ju.
Kujdes! Në mungesë të email-it konfirmues për leje dalje për punë/arsye të domosdoshme nga e-Albania, do të aplikohen gjoba ndaj shkelësve.
