Kufizimi i orarit për hyrjen në territorin grek, krijohen radhë kilometrike në doganën e Kakavijës

8 Gusht 2020, 14:25 | Përditesimi i fundit: 2020-08-08 14:27:29

Në pikën kufitare në Kakavijë, nga ana greke është krijuar një radhë e madhe automjetesh.

Qytetarët kanë raportuar se radha shkon 3 deri në 4 kilometra. Kujtojmë se me 6 gusht qeveria greke vendosi që në pikat e kalimit të Kakavijës dhe Kapshticës të jenë të mbyllura nga ora 22:00 deri në orën 06:00, si në hyrje dhe në dalje të Greqisë, pasi autoritetet greke kanë vendosur masa të reja kufizuese për frenimin e Covid-19. Kufizimi i orarit ka bërë që qytetarët të dynden për të kaluar kufirin, përpara se dogana greke të mbyllet në orarin 22:00.Kufirin mund ta kalojnë vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatëse.