Kujdes, jeni në monitorim! Policia nxjerr pamjet e kamerave të sigurisë nga stadiumi

13 Dhjetor 2019, 19:44

Policia e Shtetit ka paralajmëruar tifozët që të shmangin incidentet në stadiumin sonte në derbi duke publikuar pamjet nga salla e monitorimit dhe drejtimit në "Air Albania Stadium". Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Drejtori i Rendit Publik Albert Dervishaj ka inspektuar punonjësit e Policisë që kryejnë shërbim në kamerat që monitorojnë stadiumin për derbin Partizani-Tirana. Dervishaj u ka kërkuar punonjësve të Policisë që të regjistrojnë çdo rast të evidentuar nga kamerat, në rast se do ketë prishje të rendit apo hedhje të lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta.

  •