'Kujdes, ke konkurrente të fortë', Basha i përgjigjet me batutë vlonjates, salla shpërthen në të qeshura

7 Nëntor 2019, 18:33

Në sallën kur kryedemokrati Basha zhvilloi takimin me të rinjtë, ai "njohu" një nga konkurrentet e tij më të forta në të ardhmen. Ajo është një studente që ka mbaruar gjimnazin në Izrael dhe do të nisë studimet lartë në një vend të Bashkimit europian, por siguroi që shumë shpejt do t'i futet politikës. "Ke konkurrencë t forta", iu drejtua Bashës një nga të pranishmet në sallë. Një deklaratë e tillë, u mirëprit nga Basha, i cili iu përgjigj me batutë. "Të më dalë përpara, jo pas shpine", tha kryedemokrati, duke qenë se vajza ishte ulur në sallë pas Bashës. Kjo batutë shkaktoi të qeshura dhe duartrokitje në sallë.

  •