Kujdes nga ky qytetar: Do gjuaj me shuplakë këdo vip e garip që do shoh në rrugë pa maskë

20 Tetor 2020, 09:59

Bëni kujdes! Në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu telefonoi një qytetar që ishte shumë i revoltuar me ata që nuk mbajnë maskë. Ai tha se tashmë është marrë çdo informacion i mundshëm për koronavirusin dhe njerëzit duhet të mbajnë maskë . Por bëni kujdes pasi zotëria sqaroi : “Unë këdo vip a garip që do shoh sot në rrugë pa maskë do ta gjuaj me shuplakë”.