'Kujdestar në çdo kat, jo ushqim në klasë'! Shahini u përgjigjet prindërve: Të sëmurët kronikë mësim online

28 Gusht 2020, 21:32

Ky vit shkollor do të karakterizohet nga një sërë kufizimesh për nxënësit, që vijnë si një masë mbrojtëse për shëndetin e tyre. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka u ka kthyer përgjigje pyetjeve të bëra nga prindërit lidhur me vitin e ri shkollor. Ajo ka bërë me dije se në çdo kat do të ketë një kujdestar në mënyrë që të shoh nëse lëvizjet janë të kontrolluara, për të ruajtur distancimin social. Ndër të tjera, Shahini ka theksuar se nuk do të lejohet ushqimi në klasë, pasi kjo do të bënte që nxënësit të hiqnin maskën, e për pasojë do të ishin më të rrezikuar përballë virusit.