‘Kujt ia merrte mendja se do e shikonim kështu qytetin tonë! Nëse s’bëjmë kujdes ai godet’! VIDEO që tregon atë që ndodh rreth nesh

16 Mars 2020, 21:59

Në rutinën e përditshme, të rrëmbyer nga puna dhe problemet e përditshme askush nga ne nuk e kishte menduar se do të vinte ky moment, ku asnjë punë dhe asnjë problem nuk është më i madh se kujdesi për veten, për ata që duam. Në Tiranën tonë, Shqipërinë tonë, sot qarkullon koronavirusi një armik i padukshëm që godet ata që ne duam. Ky është mesazhi që përcillet përmes kësaj video që na bën të ndalojmë për të kuptuar rëndësinë dhe rrezikun e asaj që sot jeton pranë nesh.