Kujtesa dhe turizmi, 58 persona me not nga Saranda në ishulllin e Korfuzit në Greqi

8 Shtator 2018, 17:18

58 notarë nga Shqipëria, por edhe vende të ndryshme të Europës si Anglia dhe Greqia, Portugalia etj kanë kaluar mëngjesin e sotëm kanalin e Korfuzit me not.  Nisja është bëre nga Pema e Thatë në Ksamil si pika më e afërt me ishullin grek me gjatësi rreth 2200 metër. Simbolika e këtij aktiviteti ishte se në këtë kanal, gjatë regjimit komunist kanë humbur jetën shumë persona të cilët tentonin t’i shpëtonin diktaturës.

Organizatori i kësaj gare është Agjencia Kombëtare e Bregdetit, ku sipas drejtorit të saj Auron Tare, po shikohen mundësitë që ky aktivitet të organizohet çdo vit. Auron Tare është shprehur se notarët e ardhur nga vendet të ndryshme të Europës me anë të këtij aktiviteti mbledhin fonde për të ndërtuar edhe një shkollë për fëmijët me aftësi të kufizuar. Ndërkohë vija bregdetare ku u zhvillua gara e notarëve të Europës ka edhe si pikë synimi të kthehet në urë lidhëse mes  Shqipërisë dhe Evropës sidomos për pjesën e Turizmit.