Kujtim Gjuzi: Nëse Macja e Taqos vjen në Shqipëri (i drejtohet kryeministrit grek), do ketë trazira

8 Shtator 2020, 22:21

Deputeti Kujtim Gjuzi nuk ndal bëmat e tij edhe pse shpesh i cilësojmë si batuta. Duke folur për marrëveshjen me detin në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Gjuzi i drejtohet kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis si macja e Taqos si himarjot i hershëm. Ai madje ashpërson tonet duke thënë se nëse nuk tërhiqet nga deklarata e zgjerimit me 12 milje nuk do të lejohet të hyjë dhe se konservatorët do të shkaktojnë trazira.

Nuk mund të lë pa përmendur se zona ekonomike poshtë te ishulli Othoni që kërkohet nga kryeministri grek.... Micotaqis i riu. Ne i themi macja e Taqos atij në shqip shqip se ai është himarjot me të hershmen. Do ti themi të jetë i kujdesshëm me deklaratat se nëse ai nuk tërheq atë deklaratë, nuk do ketë shanse të hyjë në Shqipëri. Konservatorët do ti dalim përpara dhe do krijojmë incidente”, u shpreh deputeti Gjuzi.