Kujtim Gjuzi për Metën: Duhet shkarkuar se ka përgjegjësi për thesarin e Krrabës, bashkë me Gadafin hutuan shqiptarët

8 Korrik 2019, 18:59

Deputeti i opozitës së re Kujtim Gjuzi deklaroi se Presidenti Ilir Meta duhet të hetohet për thesarin e Krrabës përveç dy datave të zgjedhjeve që sollën konfuzion te shqiptarët.

"Ilir Meta pse duhet shkarkuar. Ai ka përgjegjësi për thesarin e Krrabës, për grabitjen e mandateve në 2001 me Dushkun e famshëm. Ka pas ndikim në Nikël deri sa erdhën kë Kuvend deputetë të tjerë të opozitës. Ka çeduar me dy data zgjedhjesh. 85% e shqiptarëve nuk kanë ditur çfarë të bëjnë se çfarë thotë presidenti dhe çfarë thotë gjeneral Gadafi(kryeministri). Ju duhet të thoni na falni se zgjodhëm Ilir Metën", tha Gjuzi.