Kukës, situatë e qetë në tregje ku nuk regjistrohen dyndje dhe rradhë qytetarësh,gjobiten 3 subjekte

17 Prill 2020, 12:51

Situatë normale paraqitet në tregun e qytetit të Kukësit vetëm pak orë përpara mbylljes së orarit të kërkuar nga qeveria. Nuk ka grumbullime, ka më pak qytetarë, por ka dhe nga ata qytetarë të cilët janë pa maska e doreza. Në treg nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor Kukes janë shtuar kontrollet në të gjithë tregun, së bashku me policinë bashkiake dhe task forcën e prefekturës Kukës.

Sipas ishsh vetëm 90% e qytetareve kuksianë zbatojnë masat mbrojtëse,  ndërsa tregtarët janë me maska e doreza por e kanë të vështirë disiplinimin e qytetarëve për distancimin fizik dhe qëndrimin në pullat e verdha të vendosura nga bashkia në treg.