Kukës/ Zbatohet urdhri i AKU-së për mbulimin e frutave, qytetarët: Mbulimi me plasmas, masë që na ndihmon!

27 Mars 2020, 15:52

Urdhri i Autoritetit Kombëtar Ushqimor për tregtarët e fruta-perimeve ka nisur të zbatohet në qytetin e Kukësit.

Tregtarët kanë mbuluar produktet e tyre me plasmas të tejdukshëm. Por qytetarët vijojnë që të prekin produktet pa doreza.