Kukësi mbulohet nga dëbora! Akset e kalueshëm, 19 borëpastruese hapin rrugët

10 Janar 2021, 09:59

Qarku Kukës është përfshirë gjatë natës nga reshje bore dhe në orët e para të mëngjesit nga reshje shiu me intensitet të ulët. Sasia e borës së rënë gjatë natës në pikat dominuese është në Valbonë 15 cm, Qafë Prush 10 , Shishtavec 5 cm dhe Qafë Shllak 10 cm. Në pastrimin e rrugëve janë angazhuar 19 borëpastruese, 1 fadromë, 1 kamionçinë dhe 42 punonjës.