Kukësi nuk zbaton rregullat e distancimit gjatë paradites,por sapo shkon ora 13:00 mbyllen në shtëpi

3 Prill 2020, 13:10

Me kalimin e ditëve, ndërgjegjësimi i qytetarëve sa vjen dhe po shuhen, Në qytetin e Kukësit ditën e sotme ka pasur shumë lëvizje, në tregje, radhë në banka dhe ajo që vihet re është se nuk respektohet ruajtja e distancës. Nga kontrollet e zhvilluara në 24 orët e fundit nëpër rrugë dhe nga postblloqet e ngritura, është ndaluar 1 automjet, ku është marrë leja e drejtimit, si dhe janë gjobitur 5 këmbësorë. Ndryshe, pas orë 13:00 situata në qytetin e Kukësit ndryshon krejtësisht ku banorët mbyllen në shtëpi.