Kukësi përfshihet nga zjarret, kërkohet ndërhyjre nga ajri, shkak terreni i vështirë

12 Prill 2020, 11:52

Prej dy ditësh banorët e zonës dhe të ekipit të energjencave civile dhe të shërbimit zjarrëfikës të bashkisë Kukës po luftojnë për shuarjen e një vatre zjarri të rënë në masivin pyjor në Dukagjin të Kukësit. Shuarja e zjarrit dhe lokalizimi i vatrës me mjetet zjarrëfikëse është e pamundur të bëhet për shkak të terrenit të thyer malor. Shuarja e zjarrit  dhe lokalizimi aktualisht po bëhet me mjete rrethanore. Për shuarjen duhet ndërhyrje nga ajri dhe për këtë kryetari i bashkisë Kukës Safet Gjiçi përmes një kërkese zyrtare drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile ka kërkuar ndërhyrje përmes  ajrit. Një vater tjeter zjarrit e rënë në 24 oret e fundit në masivet pyjore në zonën Shikaj -Kryemadh është lokalizuar nga shërbimi zjarrëfikës i bashkisë Kukës të ndihmuar nga banoret e zonës. Ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo i shkaktuar nga temperaturat e larta të ditëve të fundit në Kukës, ku dëmi konsiderohet i madh.