Kukësi vijon përgatitjet për Europa League, Gega u kërkon lojtarëve të bëjnë formacionin

23 Gusht 2020, 12:23

Kukësi vijon në Elbasan përgatitjet për ndeshjen e Europa League ndaj Slavias së Sofies ndërkohë që Skënder Gega që u shpall kampion me Partizanin në Superiore dy sezone më parë, tani po përgatitet të luftojë për këtë trofe me Kukësin.

Puna ka nisur dhe në kampin verilindor kanë bërë disa përforcime. Trajneri Gega gjatë kësaj periudhe ka punuar edhe në aspektin psikologjik me lojtarët. Një ditë më parë ai u ka bërë një “rreng” futbollistëve, duke i detyruar të bëhen për një moment trajnerë.

Atyre u është kërkuar të zgjedhin formacionin e Kukësit, në prag të ndeshjes së Europa League kundër Slavia Sofia. Në pozitë lojtarët, ndërkohë që Gega në këtë mënyrë i psikologjis dhe tenton të shohë sa prej tyre mendojnë si ai për titullarët.

Sakaq në stërvitjen e radhës në stadiumin "Elbasan Arena", Gega ka organizuar edhe një ndeshje miqësore mes familjes, aty ku ekipi është ndarë në dy pjesë. Ndërkohë, stafi ka afruar edhe futbollistë të nga Kukësi U21, duke i provuar me ekipin e parë pasi siç dihet, nga data 4 Tetor do të fillojë kampionati U21.

Atmosfera në skuadër është pozitive dhe optimizmi është i madh për ndeshjen e parë kualifikuese në Europa League.