Kukësit i prishen planet, shtyhet zyrtarizimi trajnerit. Ja kush e drejton ekipin përkohësisht

1 Mars 2020, 15:29

Ish-trajneri që shpalli Partizanin kampion sezonin e kaluar, Skënder Gega, pritet të marrë drejtimin e Kukësit për pjesën e mbetur të sezonit. Në orët e mbrëmjes së ditës së shtunë klubi verilindorë largoi nga posti trajner Shpëtim Duro, i cili ishte bashkuar me Kukësin që prej fillimit të sezonit.

Në reagimin e klubit thuhet se shkak i shkarkimit të Duros janë rezultatet e dobta në ndeshjet e fundit, pasi në tre takime Kukësi ka marrë dy barazime dhe një humbje që djeg shumë me Tiranën. Për të mos krijuar vakum, pasi skuadra me president Gjicin synon titullin, ka lëvizur shpejt për të afruar në skuadër trajnerin e ri.