Kule akuzon sërish Konin për diplomat, studentët në rektorat për të dorëzuar listat emërore

2 Korrik 2020, 12:45 | Përditesimi i fundit: 2020-07-02 18:27:25

Disa studentë të Fakultetit Ekonomik në Tiranë mëngjesin e sotëm iu drejtuan dekanatit për diplomat e tyre, të cilat ende nuk po i marrim. Kjo për shkak se dekani i këtij fakulteti Dhori Kule dhe rekori Mynyr Koni janë versione të ndryshme përsa i përket listave të emrave. Njëri thotë se i ka dërguar, ndërsa tjetri se nuk kanë ardhur.

Si rrjedhojë e kësaj kërkesë në formë proteste mëngjesin e sotëm Dhori Kule, i priti studentët në dekanat ku i premtoi se do ti marrin diplomat pasi emrat janë dërguar, por nuk tha se kur. Në fjalën e tij para mediave Kule dha mesazhin se nuk duhet të bëjnë asnjëherë kompromis me shkeljen e ligjit se më pas bëhen robër të shkeljeve.

“Të drejtën që u është cënuar me të drejtë. Kartonat e diplomave patjetër që do ti merrni, por në jetë meqë do jeni menaxherë burimesh, asnjëherë mos bëni kompromis për shkeljen e ligjit. Ju bën rob të shkeljeve dhe nuk e ndalni dot. Jam përpjekur mes të tjerave për ta dhënë dhe këtë mesazh. Jemi në fazën që presim maturantët.

Asnjëherë mos bëni kompromis me të keqen, kështu që faleminderit ju që jeni konseguentë. Ju që keni mbaruar dhe ata që janë studentë, sërish nëpërmjet këtij mesazhi, do u japim atë të drejtë. Studentët tanë i kërkojnë të gjitha vendet e punës”, tha Kule.

Në përfundim, Kule lexoi mesazhin që i ka dërguar rektorit Mynyr Koni dhe përgatiti një tjetër shkresë duke i dërguar sërish listat, për të cilat thotë se i disponon që me 25 shkurt.