Kullat pa roje në plazhin e Shëngjinit, në vendin ku u mbyt 34-vjeçari mungon vrojtuesi

11 Korrik 2020, 14:14

Mungesa e vrojtuesve të plazheve është kthyer në shqetësim për pushuesit në Shëngjin. Vetëm gjatë ditës së djeshme patën një humbje jete. Në vendin ku u mbyt pushuesi nga Kosova nuk ka roje. Ndërsa bashkia thotë se ende nuk ka ushtruar kontrolle, pasi nuk janë lidhur të gjitha kontratat me operatorët turistike që menaxhojnë plazhet private.