'Kullon nga koka tek këmbët', pamjet nga sakrificat e mjekëve në Infektiv, në luftë me COVID

22 Korrik 2020, 20:29

Të luftosh me COVID-in në vijën e parë të frontit nuk është një punë e lehtë dhe po ashtu nuk janë të thjeshta rregullat strikte që duhet të ndjekësh për të mbrojtur vetën  dhe për të mos u rrezikuar të kthehesh në një burim infeksioni për të tjerët.

Në një video publikuar nga kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Ana Luca dallohen qartë vuajtjet që ajo bashkë me kolegët e saj kalojnë çdo ditë, jo vetëm duke u kujdesur me pacientët por dhe procesi i zhveshjes së kostumin mbrojtës, dorezat, çizmet e maskën, të vëna për t’u mbrojtur nga virusi  ka mënyrën e vet dhe kërkon disa minuta për t'iu kryer.

Gjithashtu veshja nuk është aspak komode, pasi mbajtja e saj për 8 orë punë apo më shumë bënë që i gjithë kondensimi i nxehtësisë së trupit dhe djersës të mbetet brenda veshjes. Kryeinfermierja ka treguar se në momentin që e heq veshja dhe çizmet e saj derdhin ujin dhe djersën e kondensuar nga trupi.

"Janë 5 muaj lufte....më janë zbardhur flokët.....më është rrudhosur fytyra...Por nuk më ka ikur buzëqeshja sepse ne jemi të gjithë bashkë! Ne jemi në luftë me covid 19 të heshtur e të përkushtuar! Ne flasim me gjuhën e shërbimit mjekësor nga një armatë e tërë personeli mjekësor! Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur. Isaia 40:31", shkruan Ana krahas videos.