Kulluri: Nëse kryedemokrati vazhdon kështu, lëvizje e re anti-Basha brenda së djathtës që do e rrëzojë

28 Maj 2020, 23:21

Prej kohësh ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka paralajmëruar se do të ketë një lëvizje anti-Basha brenda partisë nga demokratët e pakënaqur nga lidershipi i tij dhe sot me refuzimin e ndryshimit të sistemit zgjedhor nga PD po shkakton debate të forta. I ftuar në "Repolitix" në Report Tv, Kulluri tha se ka një debat të fortë jo vetëm brenda partisë por dhe aleatëve të Bashës të cilët kërkojnë ndryshimin e sistemit dhe sipas tij, Basha ende nuk po u jep përgjigje këtyre shqetësimeve. Ai tha se nëse Basha vijon me këtë qëndrim dhe këto politika që po ndjek gjatë gjithë këtyre viteve në drejtim të PD mund të nis një lëvizje kundër tij brenda partisë.