Kulluri: Pa u zgjidhur çështja Kosovës, marrëdhëniet me Serbinë e Rusinë janë zero

26 Shkurt 2020, 21:47

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ervin Kulluri tha në Repolitix se kur PD ka qenë në pushtet marrëdhëniet me Rusinë kanë qenë zero dhe jo më të flitet për marrëveshje të veçanta. Ai tha se pa u zgjidhur çështja e Kosovës, Shqipëria nuk do të ketë dot marrëdhënie me Rusinë dhe Serbinë.  Kulluri tha se marrëdhënie të mira me Serbinë ka vetëm Rama por jo Shqipëria.