Kulluri zbulon aksionin e demokratëve kundër Bashës dhe bën një akuzë për LSI-në: Bëri Mea Culpa në 2015

27 Korrik 2019, 14:26 | Përditesimi: 27 Korrik 2019, 14:26

Evdin Kulluri foli në studion e Report tv edhe për aleancën e Bashës me PDIU dhe LSI. Kulluri tha se ky fakt tregon se koalicioni është i infektuar. Ai tha demokratët kanë nisur një aksion për të shpëtuar partinë e tyre.

"PDIU dhe LSI janë pjesë i Edi Ramës që kanë vjedhur vota në 2015-2017. Ne i kemi pasur përballë. Dhe gjithë koalicioni është i infektuar. A luftohet Rama me LSI në krah e cila ka bërë një Mea Culpa për këtë gjë. Demokratët do ta shpëtojnë partinë e tyre. Ka nisur një aksion masiv i demokratëve përgjatë këtyre ditëve. Basha sot fshihet pas dy kasetave. Këto janë lëvizje të një njeriu i cili është humbës", tha Kulluri

r.k./Shqiptarja.com