'Kultivoni krijimtarinë dhe dashurinë në shtëpi', Kryepeshkopi Janullatos: Binduni urdhrave të qeverisë, jemi në luftë të re botërore

21 Mars 2020, 19:51 | Përditesimi i fundit: 2020-03-21 19:56:05

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka dhënë një mesazh sensibilizues për të gjithë besimtarët dhe qytetarët në vendin tonë ku u bën thirrje për durim në këtë kohë të vështirë dhe të respektohen masat e dhëna nga qeveria për të mos dalë nga shtëpia. Janullatos shprehet se besimi në këto kohë është i domosdoshëm, ndërsa duhet treguar më shumë bindje nga njerëzit që të zbatojnë urdhrat e qeverisë për të mos dalë jashtë dhe në grupe. Kryepeshkopi Janullatos ka falenderuar dhe të gjithë ata persona që po kujdesen në këtë kohë lufte botërore te re nga armiku i padukshëm, mjekët dhe infermierët, policët, sanitarët dhe e mediat, që ndodhen jashtë për të kryer detyrat e tyre.